Sport

Betisi e kërkon Bielsan

Descriptive Text

Krerët e klubit spanjoll Real Betis kanë kontaktuar përfaqësuesit e trajnerit argjentinas Marcelo Bielsa, për mundësinë që ai të marrë drejtimin e skuadrës stinorin e ardhshëm, raporton “El Desmarque” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Bielsa aktualisht është duke luftuar për ngjitje në Premier League me Leeds Unitedin. Kontrata e Bielsas me Leedsin përfundon në fund të stinorit.

Real Betisi mban vendin e 13-të në La Liga me 30 pikë.