Sport

Manchester Unitedi ofroi 60 milionë euro për Haalandin

Manchester Unitedi ofroi 60 milionë euro për transferimin e supertalentit norvegjezit Erling Haaland, njofton Sport Bild të mërkurën, transmeton Koha.net.

Krerët e klubit anglez ishin të gatshëm të paguanin 20 milionë euro, shifra që figuronte në klauzolën për lirim të Haalandit me Red Bull Salzburgun. Po ashtu i ofruan Haalandit 19-vjeçar 40 milionë euro për të firmosur kontratën.

Haaland u përcaktua për t’u transferuar te Borussia Dortmundi. Ai realizoi 12 gola në tetë ndeshje në të gjitha garat.