Sport

Interi interesohet për Vertonghenin

Interi po interesohet për transferimin e qendërmbrojtësit të Tottenhamit, Jan Vertonghen, raporton “Evening Standard” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Klubi i Serie A dëshiron të transferojë 32-vjeçarin si lojtar të lirë në verë, kur kontrata e tij të skadojë.

Vertonghen do të bashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij te Tottenhami, Christian Eriksen. Eriksen u transferua te Interi në janar për 20 milionë euro.