Sport

Pogba: Liverpooli e meriton të fitojë Premier Leaguen

Descriptive Text

Liverpooli e meriton të fitojë Premier Leaguen dhe e ka njërën dorë te trofeu, ka vlerësuar mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Ai ka shtuar se i dhemb të shoh rivalin e përbetuar të klubit të tij, duke luajtur aq mirë.

Liverpooli ka mposhtur West Ham Unitedit të hënën mbrëma me rezultatin 3:2, duke iu afruar titullit të parë të Anglisë pas 30 viteve. Liverpoolit i duhen vetëm edhe 12 pikë në ndeshjet e mbetura për të fituar titullin. Ka fituar 26 nga 27 ndeshjet këtë stinor, duke regjistruar barazimin e vetëm me Unitedin.

Liverpooli kryeson renditjen me 79 pikë, 22 më tepër se Manchester City që zë vendin e dytë.

“Liverpooli është shumë para. Nuk ka humbur asnjë ndeshje në ligë gjithë stinorin. E ka njërën dorë te trofeu i Premier Leagues tashmë. Liverpooli ka qenë më i miri edhe se stinorin e kaluar kur e fitoi Ligën e Kampionëve dhe po ashtu edhe se para dy stinorëve kur arriti në finale të Ligës së Kampionëve. Si lojtar i Manchester Unitedit dhe me rivalitetin mes klubeve, ne nuk duam që Liverpooli të fitojë titullin. Ne nuk duam të shohim asnjë klub tjetër të fitojë titullin. Por, si një lojtar që respekton klubet kundërshtare, më duhet të them se Liverpooli e meriton vendin ku është sot”, ka thënë Pogba në intervistë për “ESPN”, transmeton Koha.net.

Pogba nuk ka luajtur këtë vit shkaku i një lëndimi. Manchester Unitedi zë vendin e pestë në Premier League dhe është plotë 38 pikë prapa Liverpoolit.