Sport

Valencia shënjestron Thauvinin

Descriptive Text

Valencia është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit anësor të Marseilles, Florian Thauvin, shkruan “Calciomercato” të martën, transmeton Koha.net.

Kontrata e Thauvinit 27-vjeçar me Marseillen skadon në verën e vitit 2021, që nënkupton se skuadra franceze do të kërkojë dëmshpërblim më të vogël për të këtë verë.

Thauvin ka luajtur vetëm një ndeshje në Ligue 1 këtë stinor, pasi ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushe shkaku i lëndimit të kyçit të këmbës.