Me rezultatin 1:1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Liverpoolit dhe West Ham Unitedit. Ky është takimi i fundit i xhiros së 27-të të Premier Leagues së Anglisë në futboll.
Kampioni i Evropës, Liverpooli, kaloi në epërsi në minutën e nëntë, kur realizoi Georginio Wijnaldum. Por West Hami ia doli të barazoi shifrat menjëherë në minutën e 12-të. Issa Diop realizoi për 1:1.
Liverpooli ka insistuar për golin e dytë, por pa ia dalë të dërgojë topin në rrjetë.
-
24 shkurt 2020 21:44
-
Shpërndaje në: