Sport

Palacio me kontratë te re te Bologna

Sulmuesi argjentinas Rodrigo Palacio do të shpërblehet me kontratë te re nga Bologna, pas paraqitjeve të mira që ka pasur këtë edicion për ekipin italian.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga sajti “Football-Italia”. Mësohet se Palacios do t’i ofrohet kontrata e re që do ta mbajë te Bologna deri në fund të edicionit të ardhshëm. Sulmuesi 38-vjeçar, këtë edicion ka shtatë gola e tri asistime në 25 paraqitje për Bolognan, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2017 nga Interi.

Palacio karrierë ka bërë edhe te Genoa, Boca Juniors e Banfield. Ai ka realizuar tri gola në 27 ndeshje me Argjentinën.