Sport

Cavani pranon se e pati të vështirë në afatin kalimtar të janarit

Descriptive Text

Sulmuesi uruguaian i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani e ka pranuar se afati kalimtar i janarit ishte periudhë e vështirë për të.

Mirëpo, ai thotë se tash është i përqendruar në detyrat që ka me Parisin.

“Afati kalimtar i dimrit? Ishte shumë e vështirë për mua. Por, unë po vazhdoj aventurën time në Paris. Jam i lumtur dhe krenar që gjendem këtu dhe do të jap më të mirën deri në ditën e fundit në klub”, ka thënë Cavani për mediumet franceze, transmeton Koha.net.

Sulmuesi uruguaian të dielën u fut në histori të klubit francez, duke u bërë lojtari i parë që shënon 200 gola me fanellën e Paris Saint-Germainit.