Sport

Italia po shqyrton mundësinë e pezullimit të aktiviteteve sportive

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka konfirmuar se do të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të gjitha ndeshjeve gjatë kësaj jave, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Përhapja e shpejt e rasteve në veri të Italisë ka ndikuar në mbylljen e disa regjioneve, që nënkupton ndalimin e gjitha aktiviteteve sportive, daljeve në hapësira publike dhe në shkolla deri në mesnatën e 1 marsit.

Katër ndeshje të Serie A u pezulluan të dielën.

Kryeministri Conte është pyetur nga televizioni italian RAI nëse do të pezullohet e gjitha xhiroja e ardhshme e elitës së futbollit italian.

“Nuk besoj se vetëm në një javë do të jemi në gjendje të ngadalësojmë aq shumë sa të rinisim ngjarjet sportive. Ne jemi duke monitoruar vazhdimisht situatën. Do të shqyrtojmë mundësinë edhe të pezullimit të gjitha ndeshjeve”, ka thënë Conte.

Kjo nuk do të përfshirë vetën ndeshjet e Serie A, por edhe ato të Serie B, Serie C, ligave amatore dhe me gjasë edhe ndeshjet e Ligës së Evropës. Interi do të pret të enjten Ludogoretsin në “San Siro”, por gjasat janë të mëdha që kjo ndeshje të luhet pa shikues.

Deri më tash në Itali janë regjistruar tre të vdekur nga koronavirusi.