Sport

Joshua kundër Pulevit më 20 qershor në stadium të Tottenhamit

Foto: Getty Images

Anthony Joshua do të mbrojë titujt e botës në peshën e rëndë në boks më 20 qershor në stadiumin e klubit londinez të futbollit Tottenham. Ai do të përballet me bullgarin Kubrat Pulev, raporton “The Sun” të dielën, transmeton “Koha.net”.

Joshua do të mbrojë titujt në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO, të cilët  i riktheu në dhjetor kur e mposhti me vendim unanim pas 12 raundeve ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn kishte planifikuar meçin ndaj Pulevit në prill, por përballja është shtyrë në qershor.

Stadiumi i Tottenhamit ka kapacitet mbi 62 mijë ulëse.

Ndërkohë është raportuar nga “The Sun” se Arabia Saudite ka ofruar para të mëdha për të qenë organizatore e meçit mes Joshuas dhe Tyson Furyt. Fury ka fituar titullin WBC në peshën e rëndë, duke mposhtur me nokaut në raund të shtatë amerikanin Deontay Wilder.