Sport

Basketboll, Shqipëria e humb ndeshjen e parë

Në parakualifikimet për Botërorin e vitit 2023 në basketboll, po paraqitet edhe Shqipëria. Shqipëria e luajti ndeshjen e parë të enjten mbrëma në Portugali. “Kuqezinjtë” pësuan me shifrat 70:62.

Shqipëria e fitoi çerekun e parë e po ashtu të tretin. Në periudhën e fundit hyri me epërsi prej një pike, por nuk ia doli të mbahet deri në fund. Në fund pësoi me shifrat 70:62.

Celis Taflaj me 18 pikë ishte më efikasi te Shqipëria. Ai shtoi edhe pesë kërcime. Gerti Shima realizoi 12 pikë e tetë kërcime, ndërsa Endrit Hysenagolli kontribuoi me 10 pikë e pesë kërcime.

Në grupin A pos Shqipërisë e Portugalisë bëjnë pjesë edhe Qipro e Bjellorusia. Bjellorusia të enjten fitoi 97:41 ndaj Qipros në Nikozi.

Të dielën Shqipëria e pret Qipron në Durrës me synim për të shënuar fitoren e parë. Ka kohë që Shqipëria nuk ka ndonjë sukses në skenën ndërkombëtare.