Sport

Edhe përfaqësuesja U-19 kalon në finale

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në futboll ka kaluar në finale të turneut “Roma Caput Mundi” që po mbahet në Itali.

Përfaqësuesja e re të enjten fitoi pas penalltive ndaj Lazios, ka njoftuar FFK-ja. Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2. Lazio ishte në epërsi pas pjesës së parë, por në të dytën Kosova i barazoi shifrat.

Ardit Tahiri shënoi fillimisht e më pas Edon Ismajli. Nga penalltitë më të suksesshëm ishin lojtarët e përzgjedhësit Ramiz Krasniqi.

Kosova U-19 kishte fituar edhe dy ndeshjet e para dhe të premten (10:00) luan në finale ndaj Moldavisë. Në finale të premten luan edhe përfaqësuesja e futbollisteve që po ashtu po merr pjesë në një turne në Itali.