Sport

Real Madridi kthen vëmendjen te Camavinga

Pasi ka kompletuar transferimin e Reinierit nga Flamengo, Real Madridi ka shtuar lojtarë tjerë të rinj në listën e atyre që i synon.

Një prej tyre është Eduardo Camavinga, 17-vjeçari që po zhvillohet te Rennesi i Ligue 1 të Francës.

Përgjegjësit te Real Madridi kanë vëzhguar të riun për një kohë, por madrilenët kanë konkurrencë nga disa klube. Zhvillimi i lojtarit të Francës U-21 ka ngjallë interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, përcjell Marca.

Camavinga ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Rennesin në dhjetor të vitit 2018, që është e vlefshme deri në vitin 2022. Ai luan në pozitë të njëjtë me Casemiron dhe do të ofronte përkrahje të fuqishme për brazilianin.