Sport

Rooney: Kam shumë oferta

Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka thënë se ka shumë oferta në drejtim të tij, dhe është duke e konsideruar të ardhmen.

Sulmuesi anglez nuk ka pasur paraqitje të rregullta nën menaxhimin e Jose Mourinhos, dhe është i lidhur me një largim nga Old Trafford, transmeton Koha.net.

“Ka shumë oferta, edhe në Angli edhe jashtë saj, dhe tani duhet të vendos. Duhet të marr vendimin gjatë javëve të ardhshme por duhet të flas me familjen dhe më pas të vendos. Kam luajtur vetëm për dy klube në Premier Ligë, Evertonin dhe Unitedin, dhe ato mbeten ekipet e vetme për të cilat do të luaj në Angli”, ka thënë ai për The Guardian.