Sport

Paditet presidenti i PSG-së

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser al-Khelaifi është paditur nga prokuroria zvicerane me akuza se i ka dhënë ryshfet ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, bëjnë të ditur mediumet e huaja të enjten, transmeton Koha.net.

Valcke po ashtu është paditur për pranim të ryshfetit në lidhje me të drejtat televizive për Kupën e Botës në futboll. Al-Khelaifi është kryetar i beIN Media Group dhe po ashtu është në komitetin ekzekutiv të UEFA-s.

Valcke është suspenduar nga futboll në vitin 2016 për 12 vite pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim në shitje të biletave për Kupën e Botës, për abuzime me shpenzimet e udhëtimeve, për tentim për të shitur të drejtat televizive me çmim më të ulët sesa ai i tregut dhe për shkatërrim të dëshmive.

Ai ishte krahu i djathtë i ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter për tetë vite.