Sport

PSG-ja nuk po mendon të transferojë Icardin

Paris Saint-Germaini nuk po mendon të transferojë sulmuesin argjentinas Mauro Icardi nga Interi, bën të ditur “Tuttosport” të mërkurën.

Icardi aktualisht është i huazuar te Parisi, ndërsa klubi kampion i Francës ka mundësinë të bëjë transferimin e plotfuqishëm në verë për 65 milionë euro. Icardi ka shënuar 19 gola në 28 ndeshje deri më tash, por krerët e Parisit nuk janë të bindur dhe nuk po mendojnë të transferojnë atë.