Sport

Tah shënjestër e Arsenalit

Arsenali po kërkon një qendërmbrojtës për stinorin e ardhshëm dhe ka shënjestruar gjermanin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, njoftojnë mediumet gjermane të mërkurën.

Tah 24-vjeçar, vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Bundesligë dhe Arsenali po bën gati një ofertë prej 40 milionë euro për transferimin e tij në fund të edicionit.

Tah këtë edicion ka 26 paraqitje me Leverkusenin në të gjitha garat, kurse ka regjistruar edhe nëntë ndeshje te Përfaqësuesja e Gjermanisë. Ai është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2015, kurse karrierë ka bërë edhe te Hamburgu e Fortuna Duesseldorfi.