Sport

Reali interesohet për Fodenin

Real Madridi është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të ri të Manchester Cityt, Phil Foden, raporton “Don Balon” të martën.

Reali po mendon të ofrojë 80 milionë euro në verë për transferimin e 19-vjeçarit. Krerët e klubit madrilen e shohin Fodenin si zëvendësues të Luka Modriqit.

Foden ende nuk ka arritur të bëhet titullar te Manchester City i Pep Guardiolas. Ai ka vetëm 12 paraqitje në Premier League këtë stinor.