Sport

Rrahje në ndeshje të basketbollit të kolegjeve në SHBA

Në ndeshjen e basketbollit të kolegjeve në SHBA mes Jackson Statet dhe Prairie Viewit ka ardhur deri te një rrahje mes basketbollistëve.

Prairie View fitoi ndeshjen 70:61, por kaosi shpërtheu në përfundim të ndeshjes. Basketbollistët e dy skuadrave u futën në parket duke u grushtuar. Trajnerët u munduan të qetësonin situatën.