Sport

Lampard vlerëson se Maguire duhej të ndëshkohej me karton të kuq

Descriptive Text

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se qendërmbrojtësi Harry Maguire do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq për goditjen që i dha sulmuesit Michy Batshuayi në ndeshjen e të hënës mbrëma në Premier League ndaj Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi triumfoi 2:0 në udhëtim. Maguire shënoi golin e dytë të ndeshjes. Mirëpo, Lampard vlerëson se qendërmbrojtësi anglez duhej të përjashtohej me të kuq në pjesën e parë për goditjen që bëri ndaj Batshuayit. Referi vendosi të mos jap karton të kuq, ndonëse rasti ishte rishikuar me anë të sistemit VAR.

“Maguire duhej të përjashtohej me të kuq. Është e qartë dhe kjo ndryshon rrjedhën e lojës. Vendimet si ato janë kyçe”, ka thënë Lampard përcjellin mediumet britanike.