Sport

Pioli i lumtur me përformancën ndaj Torinos

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është ndarë i lumtur me përformancën e lojtarëve të tij në ndeshjen e fituar të hënën mbrëma me 1:0 ndaj Torinos.

Me fitoren e shënuar Milani pas 24 xhirove në Serie A është ngjitur në vend të tetë me 35 pikë dhe është katër larg vendit të pestë, të cilin e mban Roma, vend që dërgon direkt në Ligën e Evropës. “Përformanca dhe rezultati ishte i mirë, rrezikuam pak. Kemi edhe 14 ndeshje dhe qysh tash e kam mendjen te ndeshja e radhës kundër Fiorentinës.

Ne duhet të mendojmë të fitojmë sa më tepër ndeshje që të jetë e mundur. Ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë Pioli për “Sky Sport Italia”.