Sport

Interi prezanton fanellën e re

Klubi zikaltër ka prezantuar fanellat me të cilat do të luajë sezonin e ardhshëm.

Interi ka nisur të mendojë për sezonin tjetër dhe në mëngjesin e së enjtes ka zyrtarizuar fanellat me të cilat skuadra do të luajë në vitin tjetër.

Fanella e re do të ketë ngjyrat tradicionale zi dhe kaltër dhe për herë të parë do të provohet në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, që Interi e zhvillon ndaj Udineses.