Sport

Favre: PSG-ja e fortë edhe pa Neymarin

Descriptive Text

Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre ka deklaruar se Paris Saint-Germaini ka një skuadër shumë të fortë edhe pa Neymarin. Neymari ka munguar disa javë me lëndim të brinjëve, ndërsa nuk ishte prezent as në barazimin 4:4 në Ligue 1 kundër Amiensit të shtunën, siç nuk luajtën edhe disa yje tjerë.

“PSG-ja ka shumë lojtarë me kualitete të mëdha dhe mposhti Real Madridin në fazën grupore pa Neymarin”, ka thënë Favre në konferencë për media të hënën.

Dortmundi do të pret Parisin të martën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

“Neymari është lojtar i madh, por të mëdhenj janë edhe Kylian Mbappe e Angel Di Maria. Mund të ceki emrat e së paku dhjetë lojtarëve të Parisit me potencial të madh", ka deklaruar Favre.

"Nëse Neymari luan dhe jam i sigurt se do të luajë, atëherë duhet të kujdesemi që ta ndalim atë. Por, Parisi ka shumë lojtarë të mirë kështu që duhet të jemi kompakt dhe të mbrohemi si skuadër dhe të jemi të fortë”, ka thënë mesfushori belg i Dortmundit, Axel Witsel.