Sport

Barcelona merr leje për të transferuar sulmues brenda 15 ditëve

Barcelonës i është dhënë leje për të transferuar një sulmues tjetër, pasi është konfirmuar se Ousmane Dembele do të mungojë deri në fund të stinorit. Barcelonës i është dhënë leje nga Federata e Futbollit të Spanjës për të transferuar një sulmues brenda 15 ditëve, në një afat të veçantë kalimtar.

Barcelona ka kërkuar këtë leje të veçantë pas lëndimit të Dembeles, që do ta mbajë jashtë fushe disa muaj. Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) në raste të tilla lejon që skuadrat të sjellin një zëvendësues, por vetëm nëse është ai pa kontratë apo të marrë nga një rival tjetër i La Ligas.