Sport

Guendouzi u la jashtë skuadrës pas fjalosjes me trajnerin Arteta

Mesfushori i Arsenalit, Matteo Guendouzi ishte lënë jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit, pas një fjalosje që pati me trajnerin Mikel Arteta dhe anëtarët e stafit të trajnerëve, gjatë kampit stërvitor dimëror të klubit në Dubai, bëjnë të ditur mediumet angleze të hënën.

Guendouzi 20-vjeçar mësohet se është përplasur me Artetan në fushë stërvitore, para se debati të vazhdonte edhe në hotelin e klubit më vonë në mbrëmje.

Si pasojë e asaj fjalosje Guendouzi nuk u grumbullua fare në ndeshjen e të dielës që Arsenali e fitoi 4:0 ndaj Newcastle Unitedit në Premier League.