Sport

“Bolti i Indisë” refuzon ftesën për të marrë pjesë në prova nacionale

Vrapuesi me dema, Srinivas Gowda, që është krahasuar me rekordmenin e botës në 100 dhe 200 metra vrapim, Usain Bolt, për shpejtësinë e tij, ka refuzuar ftesën që të marrë pjesë në kualifikime nacionale.

Gowda 28-vjeçar, para pak ditëve theu rekordin në sportin kambala, ku njerëzit vrapojnë me dema, përgjatë fushave me ujë 142 metra të gjata. Ai përfundoi këtë distancë për 13.42 sekonda, ndërsa u raportuar se 100 metërshin e kishte më të shpejt sesa rekordi i xhamajkanit Bolt prej 9.58 sekonda. Lajmi bëri bujë në mediumet lokale dhe rrjete sociale, ndërsa ministri i sportit i Indisë i ofroi atij të marrë pjesë në prova.

“Unë kam lënduar këmbën time dhe përqendrimi im është në kambala. Unë jam mësuar të vrapoj me dema në fusha me ujë”, ka thënë Gowda për “BBC”.