Sport

Ndërpritet derbi i Kilit pas trazirave të tifozëve

Futbolli kilian është goditur nga incidenti i dytë serioz këtë muaj, pasi trazirat e shkaktuara nga tifozët kanë ndërprerë derbin mes Colo Colos dhe Universidad Catolicas të dielën. Tifozët kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, ndërsa sulmuesi i Colo Colos, Nicholas Blandi u shtri përtokë duke mbajtur veshët, ndërsa një fishekzjarrë i shpërtheu para këmbëve.

Ndeshja u ndërpre 19 minuta para fundit, ndërsa Universidad Catolica po kryesonte 2:0.

“Qartë kishte lëshime sigurie. Ne do të mundohemi të identifikojmë ata të përfshirë dhe shpresojë që ata të mos vijnë kurrë më në stadium”, ka thënë zëvendës-presidenti i Colo Colos, Harold Mayne-Nichols, përcjellë agjencia Reuters.

Tifozët e Universidad de Chiles kishin hedhur gjësende në fushë dhe kishin ndezur zjarrë në tribuna gjatë ndeshjes së 4 shkurtit mes Universidadit dhe klubit brazilian Internacional.