Sport

Chelsea pranë transferimit të Vecinos

Descriptive Text

Chelsea është pranë transferimit të mesfushorit të Interit, Matias Vecino, bën të ditur “Daily Express” të hënën.

Klubi londinez javën e kaluar transferoi Hakim Zyechin nga Ajaxi, por nuk mendon të ndalet me kaq. Chelsea po pritet që së shpejti të zyrtarizojë edhe mesfushorin uruguaian Matias Vecino, transmeton Koha.net.

Chelsea është pajtuar të paguajë 27.5 milionë euro sa kërkon Interi për të shitur Vecinon. Vecino 28-vjeçar në 17 ndeshje në Serie A këtë stinor ka shënuar dy gola dhe asistuar një tjetër.