Sport

Lewandowski në histori të Bundesligës

Foto: Reuters

Sulmuesi polak i Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski ka shtuar emrin e tij në librin e rekordeve të Bundesligës, duke u bërë vetëm lojtari i dytë në histori të elitës gjermane që ka shënuar 23 gola në 22 ndeshjet e para të stinorit.

Sulmuesi 31-vjeçar shënoi golin eparë të dielën në fitoren 4:1 të Bayernit ndaj FC Koelnit, duke e barazuar rekordin e legjendës Gerd Mueller.

Lewandowski ka arritur në shifrën e 40 golave për klub dhe shtet, duke u bërë lojtari i parë që ka arritur këtë shifër në stinorin 2019/20.