Sport

Getafe lufton, vrapon dhe nuk dorëzohet kurrë

Allan Nyom u ndëshkua me karton të verdhë, shënoi një gol dhe u zëvendësua pa përfunduar pjesëloja e parë. 

Gjatë 16 minutave kur ndodhën këto gjëra, mund të krijohej përshtypja pse Getafe renditet në pozitën e tretë në La Liga. Nyom festoi golin e tij të parë për Getafen sikur të ishte i pari në jetën e tij, duke vrapuar nga njëra anë e fushës në tjetrën, derisa vendosi papritmas se ku duhej të përfundonte, shkruan sot Koha Ditore.

Ai shkoi në qoshe te tifozët e Getafes për të festuar së bashku golin ndaj Leganesit, ekip prej të cilit ishte larguar në fund të edicionit të shkuar. 

Me këtë fitore Getafe tuboi 42 pikë, tri më shumë se Atletico Madrid e Sevilla që ndajnë pozitat katër dhe pesë. 

“Këtë edicion po luaj si sulmues krahu dhe dua të shënoj gola. E dua Getafen, me të cilin ekip kam filluar të ëndërroj pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve”, pranon Nyom 31vjeçar. 

Gjashtë minuta para golit ndaj Leganesit, më 17 janar, Nyom u ndëshkua me karton dhe në min utën e 31-të u zëvendësua. Sipas Nyomit, ky është uniteti që e ka krijuar trajneri Jose Bordalas, i cili ka vendosur ekipin mbi gjithçka tjetër. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)