Sport

FFK-ja në telashe me ndeshjen humanitare të serbëve

Descriptive Text

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të shqyrtojë mundësinë që në të ardhmen të mos japë leje për zhvillimin e ndeshjes, që tashmë është shndërruar në tradicionale, ndërmjet ekipit serb Graçanica dhe skuadrës nga Beogradi, Cërvena Zvezda.

Kjo ndeshje luhet tash e dy vite në fund të çdo maji dhe proklamohet nga organizatorët si humanitare, por në të vazhdimisht bëhen fyerje antishqiptare, shkruan sot Koha Ditore.

Të tilla pati edhe në ndeshjen e zhvilluar, të martën, kur rreth 2.000 tifozë serbë në Graçanicë kënduan këngë patriotike serbe, bën fyerje për shqiptarët dhe thirrje se Kosova është zemra e Serbisë. U intonua edhe himni i Serbisë dhe u shpalosën shumë flamuj të këtij vendi fqinj.

FFK-ja ka dhënë leje për këtë ndeshje, sikur edhe vitin e shkuar, por për vitin e ardhshëm thotë se do ta analizojë mirë situatën, sikur edhe atë që ndodhi në ndeshjen e fundit. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka thënë se këtë çështje do ta paraqesë edhe në UEFA. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.