Sport

Liverpooli synon rritjen e kapacitetit të stadiumit në 61 mijë shikues

Descriptive Text

Kapaciteti i stadiumit të Liverpoolit, “Anfield”, pritet të jetë 61 mijë shikues dhe kjo mund të shihet që në fillimin e sezonit të 2022/23.

Liverpooli shpreson që t’i nis punimet në “Anfield” para fundit të këtij viti, transmeton KTV.

“Të Kuqtë” e kanë nisur fazën e dytë të procesit konsultues publik të mërkurën gjatë ditës, dhe kanë marrë mbështetje të madhe nga vendësit, bizneset dhe përkrahësit.

Në muajin nëntor, klubi i bëri publik fotografitë e para të rikonstruktimit të stadiumit “Anfield” që do të kushtojë 60 milionë funte.