Sport

Barcelona provon për herë të fundit ta transferojë Martinezin

Foto: Reuters

Barcelona do të mundohet për herën e fundit që ta transferojë Lautaro Martinezin nga Interi në afatin kalimtar veror, shkruan “Calciomercato.com”.

Reagimi i ngutshëm i Barcelonës vjen pas dëmtimit të rëndë që e pësoi Luis Suarezi e që është jashtë fushave tash e një kohë të gjatë, bashkë me Ousmane Dembelen, transmeton KTV.

Klubi katalonjas është i bindur se Lautaro është opsioni më i mirë për afatin kalimtar të verës, por klauzola e 22-vjeçarit argjentinas që ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, është 111 milionë euro.

Brenda sezonit, Lautaro fiton 1.5 milionë euro në sezon, shifra këto të kapshme për “Blaugranan”.