Sport

Shtyhen garat në Formula 1 shkaku i koronavirusit

Descriptive Text

Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1 është shtyrë për shkak të koronavirusit në këtë vend, kanë thënë organizatorët të mërkurën gjatë ditës.

Federata Ndërkombëtare e Autosporteve dhe Formula 1 kanë thënë në një komunikatë për media se së bashku e kanë shtyrë garën, që ishte e paraparë të mbahej më 19 prill në pistën e Shanghait, transmeton KTV.

“Si rezultat i shqetësimeve shëndetësore të vazhdueshme dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që ka deklaruar se koronavirusi është emergjencë shëndetësore globale, FIA dhe Formula 1 i kanë marrë këto masa”, thuhet në komunikatë sipas tyre.

Grand-Prixi i Kinës i bashkohet listës së ngjarjeve që janë anuluar për shkak të koronavirusit që ka vrarë më shumë se 1100 njerëz dhe i ka infektuar më shumë se 44 mijë njerëz në Kinë, prejse u shfaq në fillim të vitit të kaluar në Wuhan.

Mos-mbajtja e garës në Kinë lë katër javë zbrazëtirë mes Grand-Prixit të Vietnamit më 5 prill dhe Grand-Prixit të Holandës më 3 maj.