E ardhmja e sulmuesit belg, Dries Mertens, mbetet e paqartë, ndërsa ai po i afrohet fundit të kontratës me Napolin.
Kontrata e Mertensit me Napolin skadon në fund të stinorit dhe ai dëshiron të vazhdojë atë, por “Calciomeracto” raportoi të martën se krerët e Napolit nuk mendojnë t’ia ofrojnë pagën që kërkon, transmeton Koha Ditore.
Mertensit i janë ofruar kushte më të mira tek Interi dhe ai mund të vendosë të transferohet te skuadra milaneze.
Mertens 32-vjeçar këtë stinor ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar pesë të tjerë në 24 ndeshje në të gjitha garat.
-
11 shkurt 2020 22:49
-
Shpërndaje në: