Sport

Prakuraitis: Falë lojës së mençur fituam titullin

Trajneri i KB Prishtinës, Audrius Prakuraitis pas shpalljes kampion i Kosovës ka thënë se është i lumtur për këtë sukses.

Ai ka thënë për Koha Ditore se falë lojës së mençur ekipi arriti të shpallet kampion i Kosovës.

Prishtina fitoi titullin e 12-të pasi sonte e mposhti Bashkimin me rezultat 64-73.

“Jam shumë i lumtur për ekipin dhe lojtarët, pasi në fund e mbyllëm edicionin ashtu siç donim, me titullin e kampionit. Ky është suksesi i dytë këtë edicion për ne dhe jam shumë i lumtur. Për këto arritje, duhet përgëzuar lojtarët, kryesinë dhe tifozët”, ka thënë trajneri i Sigal Prishtinës, lituanezi Audrius Prakuraitis për Koha Ditore. “Ishte një lojë e fortë dhe nuk ishte fare lehtë. Por, ne luftuam deri në fund dhe prisnim momentin për të shpërthyer, i cili erdhi në çerekun e fundit. Falë lojës së mençur arritëm të fitojmë ndeshjen dhe të shpallemi kampion”.