Sport

Roma pëson në shtëpi ndaj Bolognas

Foto: Roma

Roma ka pësuar në shtëpi me rezultat prej 3 me 2 ndaj Bolognas.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 16 përmes Orsolinit, transmeton Koha.net.

Shifrat u barazuan kur Denswil shënoi autogol në minutën e 22, por pas katër minutash Bologna sërish e ktheu epërsinë përmes Barrowit, i cili shënoi edhe golin e tretë për Bolognën.

E Roma arriti të ngushtojë epërsinë përmes Mkhitaryanit.

Roma më pas mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me të kuq u ndëshkua Cristante.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në kuotën e 39 pikëve dhe mban vendin e pestë, derisa në një pozitë më poshtë Bologna ka 33 pikë.