Sport

Unitedi ia ul çmimin Pogbas

Drejtuesit e Manchester Unitedit kanë vendosur t’ia ulin çmimin mesfushorit francez Paul Pogba, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni, ka njoftuar të premten “The Sun”.

Mësohet se Manchesteri tani po kërkon 170 milionë euro dëmshpërblim prej 210 milionë sa kërkonte më herët, për ta lënë të lirë Pogban, transmeton Koha Ditore.

Mesfushori 26-vjeçar, këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe më herët ka kërkuar largimin nga ekipi anglez, për të cilin ka vetëm tetë ndeshje në të gjitha garat.

Pogba ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Interesim për transferimin e Pogbas, kanë treguar Real Madridi dhe Juventusi.