Sport

Juventusi interesohet për Casemiron

Foto: Reuters

Kampioni i Italisë, Juventusi, po synon transferimin e mesfushorit të Real Madridit, brazilianit Casemiro në fund të këtij edicioni.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se Juventusi tashmë ka gati ofertën për Casemiron, i cili ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2023.

Për transferimin e tij, Juventusi do të duhet të ofrojë të paktën 70 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Casemiro 27-vjeçar, te Juventusi shihet si zëvendësim ideal për francezin Blaise Matuidi që do të largohet nga ekipi italian në fund të këtij edicioni.

Casemiro këtë edicion ka shënuar katër gola e ka bërë tri asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat. Ka bërë karrierë edhe te Porto e Sao Paulo, kurse me Brazilin ka 44 paraqitje dhe tre gola.