Sport

Ibrahimoviqi po e bën të pamundurën për të luajtur kundër Interit

Descriptive Text

Të dielën në mbrëmje Interi do të jetë nikoqir i Milanit, në elitën e futbollit italian, teksa Zlatan Ibrahimoviq po e bën të pamundurën për të luajtur kundër “Nerazzurrëve”.

Sipas “calciomercato.com”, sulmuesi e ka lënë prapa dëmtimin që e pati, dhe të enjten gjatë ditës ka stërvitur si herëve të tjera me pjesën tjetër të ekipit, transmeton KTV.

Ka optimizëm të madh në stafin e “Rossonerëve” se suedezi do të jetë i pranishëm në derbin lokal të dielën.

Që prej ardhjes së Ibrahimoviqit, Milani arriti t’i shënonte katër fitore të njëpasnjëshme, ndërsa xhiron e kaluar nuk luajti fare, për shkak se ishte i dëmtuar.

Në pesë ndeshje në të gjitha garat pas rikthimit te Milani, Ibra ka realizuar dy gola.