Sport

Arsenali largon yjet e ekipit

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, po planifikon të shesë disa prej yjeve të skuadrës.

Sipas mediave angleze, trajneri spanjoll është i zhgënjyer me paraqitjet e yjeve të ekipit dhe po e mendon largimin e tyre, transmeton KTV.

Pierre Emerick Aubameyang Lacazette dhe Mesut Ozil janë lojtarët që mund të largohen nga londinezët.

Forma e dobët e Arsenalit ka rrezikuar për të mos arritur të kualifikohet në garat evropiane, mund ta detyrojë Artetan të shesë yjet kryesore të skuadrës.

Aubameyang, që është kërkuar nga Barcelona, nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën ashtu sikurse Ozili, që është në bisedime me klubin.

Përveç këtyre tre lojtarëve, në listën e largimeve mund të jenë edhe Shkodran Mustafi, Sokratis e David Luizi.