Sport

Rakitiqi afër largimit, dy skuadra pas tij

Ivan Rakitiq do të largohet nga Barcelona gjatë verës.

Mesfushori kroat, që nuk po gjen hapësira në formacionin bazë te katalonjasit, është i pakënaqur me situatën e krijuar, transmeton KTV.

Madje edhe krerët e klubit katalonjas janë pajtuar ta shesin lojtarin gjatë verës.

Interesim për Rakitiqin ka shprehur Atletico Madridi dhe së fundi Sevilla.

Rakitiqi këtë sezon me katalonjasit ka luajtur vetëm 772 minuta në La Liga.

31-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021.