Sport

Taipi transferohet te Schaffhauseni

Mesfushori i Kosovës, Gjelbrim Taipi, i është bashkuar ekipit të kategorisë së dytë të Zvicrës, Schaffhausen.

Taipi 27-vjeçar, të mërkurën, është prezantuar te Schaffhauseni, me të cilin ekip ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi, transmeton Koha Ditore.

Taipi te Schaffhauseni është transferuar si futbollist i lirë, pasi muaj më parë shkëputi kontratën me Winterthurin.

Për Taipin kjo është hera e dytë që i bashkohet Schaffhausenit, pasi ka qenë pjesë e këtij ekipi edhe në pjesën e dytë të edicionit 2016/17. Taipi këtë edicion ka regjistruar një asistim në 14 paraqitje te Winterthuri.

Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Grasshoppersi, Wili, Shkëndija e Tërnoci. Gjithashtu, ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.

“Gjelbrim Taipi kthehet te Schaffhauseni pas dy vjetësh. Ai në janar të vitit 2017 pati firmosur me Schaffhausenin dhe tani rikthehet për pjesën e dytë të edicionit 2019/20”, thuhet në njoftimin e ekipit zviceran.