Sport

Tare i kënaqur me rezultatet e Lazios

Descriptive Text

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është i kënaqur me rezultatet e ekipit të tij këtë edicion në elitën e futbollit italian.

Por, ai ka thënë se është ende herët të flitet për titull të kampionit dhe se ka ende ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund, raporton KTV.

Ai ka shtuar se Lazio me plot meritë është në vendin e tretë me 49 pikë, por ka një ndeshje më pak se Juventusi dhe Interi.

Tare vlerëson punën e Simone Inzaghit dhe futbollistëve, nga të cilët pret ta mbajnë entuziazmin e rezultateve pozitive.

Tare si drejtor sportive te Lazio punon që nga viti 2009. Edhe pse ka pasur oferta të ndryshme, ai nuk është larguar nga kjo skuadër, duke transferuar herë pas here edhe futbollistë shqiptarë.