Sport

Immobile po realizon në një nivel që nuk është parë në 61 vjetët e fundit në Itali

Cristiano Ronaldo nuk është mësuar të mbesë në hije, veçanërisht sa u përket rekordeve.

Sulmuesi i Juventusit shënoi dy gola nga pika e penalltisë në fitoren 3:0 të Juventusit ndaj Fiorentinës të dielën, duke barazuar rekordin e klubit për shënim në nëntë ndeshje rresht.

Ai është dashur të ndajë skenën e madhe me sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile, i cili po shënon në një nivel që nuk është parë në futbollin italian në më tepër se gjashtë dekada, shkruan sot Koha Ditore.

Immobile, po ashtu, shënoi dy herë të dielën në fitoren 5:1 të Lazios ndaj SPAL-it, duke arritur në shifrën e 25 golave këtë stinor. Asnjë lojtar në histori të ligës nuk ka shënuar më tepër në 21 ndeshje. Antonio Valentin Angelillo kishte shënuar po ashtu 25 gola pas 21 ndeshjeve në vitin 1959 për Interin.

Immobile 29-vjeçar udhëheq garën për “Këpucën e Artë” të Evropës, ndërsa ka shënuar tre gola më tepër se sulmuesi i Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski, që është i dyti në listë. Ronaldo është i katërti me 19 gola që e lënë në vend të dytë në listën e shënuesve më të mirë në Serie A.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)