Sport

Rritet gara për Sanchon

Foto: Reuters

Gara për ta transferuar Sanchon e Dortmundit është rritur edhe më shumë.

Në garë me Chelsean për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës është futur edhe skuadra tjetër angleze, Manchester United, transmeton KTV.

Siç raportojnë mediumet angleze, Chelsea është e gatshme t’i shpenzojë 100 milionë euro për 19-vjeçarin, por “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i përputhen çdo oferte që bëhet nga rivalët e tyre në Premier League.

Sancho ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime në 18 ndeshje në Bundesligë.