Sport

Tri klube angleze interesohen për yllin e Leipzigut

Ylli i skuadrës gjermane Leipzig, Timo Werner, është i hapur të kalojë te ndonjë skuadër angleze.

Ai ka thënë se do të ishte i kënaqur nëse do të luante në kampionatin anglez, Premier League.

Interesim për Wernerin gjatë janarit kanë shprehur Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Chelsea, por ai vendosi të qëndrojë të paktën deri në verë te klubi elitar i Gjermanisë, transmeton KTV.

Vlera e tij në treg është 75 milionë euro dhe me Lepzigun ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai ka treguar paraqitje të mira, duke shënuar 25 gola dhe dhjetë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.