Sport

Milani e Verona ndajnë pikët në Serie A

Milani dhe Verona janë ndarë baras në xhiron e 22-të të Serisë A.

Skuadrat barazuan 1 me 1 me Davide Faraonin që realizoi i pari për Veronan, ndërsa për Milanin shënoi Hakan Calhanoglu.

Verona nga minuta e 68-të u paraqit me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Sovryan Amrabatit.

Dy futbollistët shqiptarë të Veronas, Amir Rrahmani e Marash Kumbulla u paraqitën për 90 minuta.

Në tabelë, Milani është i teti me 32 pikë të tubuara, dy më shumë se Verona që është e nënta.