Sport

Hysaj zbulon problemet

Foto: Reuters

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka zbuluar se para se Gattuso të bëhej trajner, te Napoli kishte shumë probleme në skuadër.

Ai ka thënë se problemet që kanë qenë brenda zhveshtores dhe jashtë saj, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e këtij edicioni, transmeton KTV.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka theksuar se nën udhëheqjen e trajnerit Gattuso, janë më të përqendruar në stërvitje dhe lojë.

Me Gattuson në krye të shtabit teknik, Hysaj 25-vjeçar, e ka kthyer edhe vendin e titullarit.

Ai këtë edicion, në të gjitha garat ka luajtur vetëm në 12 ndeshje, derisa ka kontratë deri në vitin 2021.