Sport

Muriqi, i lumtur te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është i lumtur te skuadra turke, Fenerbahçe, ka bërë të ditur menaxheri i tij.

Ai për mediumet turke, ka thënë se Muriqi ka kontratë me skuadrën turke dhe një largim gjatë janarit, nuk ka qenë në opsion, transmeton KTV.

Megjithatë, ai është i kënaqur me interesimin e Manchester United, Tottenhamit dhe disa skuadra të tjera.

Muriqi me Fenerbahçen ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe vlera e tij në treg është 12 milionë euro.

25-vjeçari nga Prizreni me ekipin turk, këtë edicion në 20 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.